Mbi 33 mijë të infektuar me variantin Delta në Britani brenda një jave
Numri i përgjithshëm i rasteve të variantit Delta në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 75,953 deri më tani, duke përbërë 99% të rasteve të Covid.
I njohur gjithashtu si B.1.617.2, varianti Delta, është shkaku i rritjes së rasteve të Covid në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javëve të fundit – duke detyruar Boris Johnson të shtyjë datën për heqjen e plotë të kufizimeve.
Sipas një raporti nga Instituti i Shëndetit Publik Angli (PHE) rastet e variantit Delta janë rritur me 33,630 që nga java e kaluar. Gjithashtu, sipas të dhënave të raportit, varianti Delta është më rezistent ndaj vaksinave, veçanërisht pas vetëm një doze.
Duke marrë parasysh vaksinat e ndryshme të Covid, sipas ekipit një dozë ofron mbrojtje 75% kundër shtrimit në spital te personat e infektuar me variantin Delta krahasuar me 78% për Alpha, ndërsa dy doza sigurojnë 94% mbrojtje kundër shtrimit në spital tek të infektuarit me Delta krahasuar me 92% kundër Alpha.
Raporti i PHE gjithashtu hedh dritë mbi përhapjen e variantit Delta. Sipas të dhënave të bazuara në renditjen e gjenomit, 99% e rasteve të Covid në Mbretërinë e Bashkuar janë të variantit Delta.