Mbi 40 emigrantë në një furgon, arrestohet 20 vjeçari shqiptar

Një trafikantë shqiptarë i emigrantëve të paligjshëm për në Evropën Veriore u arrestua nga policia italiane, por tjetri arriti t’i shpëtonte policisë.

Në pranga përfundoi një 20 vjeçar me iniciale N.S, pasagjer në furgogonin e mbushur me plot 41 emigrantë nga Afrika.

Shqiptari u arrestua në kufirin italiano-francezë, mes Ventimiglia dhe Menton, një rrugë e njohur për emigrantët e paligjshëm. Furgoni ishte i mbushur tej kapaciteteve, ndërsa emigrantët kishin dhënë nga 150 euro secili, duke përfituar mbi 6 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit, i vetëdijshëm për praninë e policisë duke përfituar nga errësira, arriti të shpëtonte, por nuk mundi bashkëpunëtori i tij. Gjykata në Itali ka vërtetuar arrestimin e 20 vjeçarit dhe ai ka pranuar akuzën, por nuk ka treguar emrin e bashkëpunëtorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?