Mbi 5 000 persona janë ndjekur penalisht për shkelje të masave kundër COVID-19, në Marok

Më shumë se 5 000 persona po ndiqen penalisht për shkelje të gjendjes së emergjencës shëndetësore, të aplikuar më 20 mars në Marok, për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, sipas një raporti zyrtar të paraqitur sot.

“Midis tyre, 334 persona janë arrestuar”, tha prokuroria në një deklaratë.

Sanksionet për shkelje të gjendjes së emergjencës shëndetësore shkojnë deri në tre muaj burg dhe/ose gjobitje që shkojnë në 1 300 dirhemë (rreth 124 euro).

Maroku ka deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore dhe ka vendosur policinë për të zbatuar kufizimin e detyrueshëm të vendosur deri më 20 prill. Aeroportet janë mbyllur, transporti publik është zvogëluar ndjeshëm.

Në të njëjtën kohë, policia marokene ka njoftuar arrestime të përditshme për shpërndarjen në rrjetet sociale të “fake news” që lidhen me pandeminë.

Numri i çështjeve të deklaruara zyrtarisht në Marok arriti sot në 691, me 44 vdekje dhe 30 shërime.

SHKARKO APP