Mbi 500 mijë bebe janë ”vrarë” nga ajri i ndotur në një vit në botë

Raporti i vitit 2020 të Gjendjes Globale të Ajrit, pjesë e Institutit të Efekteve Shëndetësore i financuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA, shqyrtoi të dhënat për vdekjet në të gjithë botën dhe nxori një rapor të frikshëm që ka rritje të rrezikshmërisë që vjen nga ndotja e ajrit.

Gjysmë milion foshnje kanë humbur jetën si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur gjatë muajve të parë të jetës. Shumica e vdekjeve u raportuan në vendet e Afrikës dhe Azisë së Jugut, të ndjekura nga Azia Jug-Lindore, Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme.

Gati dy të tretat e vdekjeve të dokumentuara ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në mjedise të brendshme, veçanërisht që burojnë nga lëndët djegëse të ngurta, si qymyr druri.

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar për vite me radhë për ndikimet negative të ajrit të ndotur te njerëzit e moshuar dhe tek ata me kushte të caktuara shëndetësore por vetëm së fundmi kanë filluar të kuptojnë rrezikun ndaj foshnjave.

SHKARKO APP