Mbi 5000 policë rrethojnë gjykatën, gjyqi për Imamoglu do të zgjasë gjithë natën

Atmosfera e tensionuar jashtë gjykatës së Stambollit, aty ku mijëra mbështetës të Ekrem Imamoglu janë mbledhur dhe po brohorasin në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit, i cili doli sot për herë të parë para togave të zeza pasi u arrestua nën akuzat për terrorizëm.

Pavarësisht ndalimit të tubimeve, i cili u zgjat deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglus po qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa procedurat me 34 hetuesit dhe 91 të pandehurit (përfshi Imamoglun) pritet të zgjasin gjithë natën.

Forcat e policisë e kanë kthyer pallatin e drejtësisë në një fortesë pasi janë përforcuar me 5000 kolegë të tyre nga krahina të tjera të vendit, për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imamoglu mbërriti në Gjykatën e Caglayan në Stamboll pasditen e sotme për t’u paraqitur para prokurorit, i cili do të vendosë për vazhdimin ose jo të masës së paraburgimit të kryebashkiakut, i cili është kundërshtari kryesor i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?