Mbi 55 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga Covid-19
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, nga koronavirusi janë shëruar më shumë se 55 milionë persona në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave në Worldometer, numri total i të infektuarve në botë rezulton të jetë 78,560,450.
Prej këtij totali 1.7 milionë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë, ndërsa 55,289,841 janë të shëruarit.
SHBA, vendi më i prekur nga pandemia që deri më tani ka autorizuar dy vaksina për përdorim urgjent, numëron 18.7 milionë të infektuar dhe 331,154 raste fatale si pasojë e Covid-19.
Shtetet e Bashkuara pasohen nga India ku deri më tani numërohen 10,1 milionë të infektuar dhe 146,562 viktima.
Brazili, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka konfirmuar 7.3 milionë raste pozitive për Covid-19. Prej tyre, nuk kanë mundur të mbijetojnë.