Mbi 60 milionë indianë mund të jenë infektuar me koronavirus, 10 herë më shumë se shifra zyrtare

Më shumë se 60 milion persona në Indi mund të jenë infektuar me koronavirus. Kjo shifër është 10 herë më e lartë se të dhënat zyrtare.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i udhëhequr nga agjencia drejtuese e pandemisë në vend duke cituar një studim kombëtar rreth antitrupave të prodhuar pas infektimit, shkruan abcnews.al

Sipas të dhënave zyrtare, India është vend i dytë më i prekur nga pandemia në botë, me më shumë se 6.1 milion raste, e renditur pas Shteteve të Bashkuara.

Por, shifra reale mund të jetë shumë më e lartë, sipas studimit të fundit të bazuar në testet serologjike, në kuadër të të cilit është testuar gjaku i pjesëmarrësve për antitrupa të caktuar. Qëllimi kryesor isht vlerësimi i  përqindjes së personave në popullsi që e kanë kaluar virusin.

“Përfundimet kryesore nga ky sero-sondazh janë se një në 15 individë të moshës mbi 10-vjeçare kanë qenë të ekspozuar ndaj SARS-CoV-2 deri në gusht,” tha drejtori i përgjithshëm i Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore (ICMR) Balram Bhargava në një konferencë për shtyp të ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP