Mbi 66 mijë viktima në një muaj, Bolsonaro: Uria vret më shumë
Mbi 66 mijë vetë në Brazil humbën jetën si pasojë e Covid-19 në muajin mars, më shumë se dyfishi i viktimave të shënuar muajin e kaluar. Sistemi shëndetësor në vend është prag kolapsit ndërsa rastet vazhdojnë e rriten. Presidenti Jair Bolsonaro është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra për mënyrën e menaxhimit të krizës, ndërsa një sërë pjesëtarësh të kabinetit të tij dhanë dorëheqjen këtë javë.
“Çdo kush mund të infektohet me virus, cdokush mund të sëmuret rëndë, por uria vret më shumë se virusi vetë. Kemi dy armiq, virusin dhe papunësinë. Është një realitet, e nuk mund ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi.”, u shpreh ai.
Deklarata e Bolsonaros vjen ndërsa vendi shënoi 3800 vdekje të reja dhe mbi 90 mijë raste me koronavirus. Viktimat ditore në Brazil përbëjnë gati çerekun e atyre që shënohen në të gjithë botën.