Mbi 80 persona në pranga, opozita: Erdogan do të na mbyllë gojën
Autoritetet turke urdhëruan të premten arrestimin e 82 personave, përfshirë anëtarë të partisë opozitare pro-kurde, në lidhje me protestat e dhunshme të vitit 2014 kundër zaptimit nga Shteti Islamik i qytetit kurd të Kobanes.
Protestuesit mbushën rrugët në zonën jug-lindore të Turqisë në tetor të 2014-ës, duke akuzuar ushtrinë turke se mbështeti pushtimin që grupi terrorist i bëri qytetit, fare pak larg kufirit me Sirinë. Protestat çuan në vdekjen e 37 personave. Ankaraja akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si grup militant që nxit protestat si dhe akuzon Partinë Demokratike Popullore pro-kurde për lidhje me PKK-në dhe mbështetje të manifestimeve.
Nga ana e tij, ky subjekt politik i treti më i madh në Parlament, e mohon një gjë të tillë. ”Qeveria kërkon të frikësojë opozitën duke i mbyllur gojën partisë tonë dhe duke përhapur frikën në radhët e publikut. Por ne nuk do të heshtim. Jemi të sigurt se publiku dhe opozita politike nuk do të frikësohen. Së bashku do të mposhtim atmosferën e frikës që pushteti po mundohet të imponojë”,- shprehet Mithat Sancar, kryetar i Partisë Demokratike Popullore.