Mbledhje urgjente e OKB, SHBA: Kombet e Bashkuara, armike ndaj Izraelit

Akuza të forta ndaj Kombeve të Bashkuara ka lëshuar amasadorja e SHBA-vë ne OKB, e cila tha se organizata ka qasje armiqësore ndaj Izraelit dhe sipas saj, po ndikon negativisht në prespektivat paqësore mes Palestinës dhe Izraleit.

Dekoratat e Nikki Haley erdhën në mbledhjen urgjente të këshillit të Sigurimit të OKB, pas dhunës që shkaktoi në Palestinë vendimi i presidentit Donald Trump, duke njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. Ne fjalimin e saj në mbledhjen e OKB-së Haley nënvizoi se vendimi i SHBA-ve është thjesht miratimi i asaj që ka qenë gjithnjë e ditur për të gjithë, që Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Duke akuzuar OKB-në për pengesë të paqes në Lindjen e Mesme, zyrtarja e lartë tha se  SHBA ka qënë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje mes Palestinës dhe Izraelit.

Përfaqësuesi izraelit, Danny Danon, shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara  duke e quajtur vendimin e Trump, një moment historik për Izraelin, për paqen dhe për botën. Nga ana tjetër i dërguari i Palestinës në OKB, Riyad Mansour kundërshtoi komenetet e Haley dhe nënvizoi se SHBA nuk mund të jetë kurrë një ndërmjetëse paqeje në Lindjen e Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?