FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mblidhet NATO, aleancë ushtarake kundër ISIS

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s po mblidhen në Bruksel për të takuar presidentin Donald Trump për atë që SHBA-ja thotë se do të jetë bisedime “shumë të ashpra”.

Trump pritet të shtyjë anëtarët për të paguar pjesën e tyre të plotë financiare nga kostot e aleancës.

Aleanca tashmë është pajtuar me kërkesën e tij për t’u bashkuar me koalicionin e udhëhequr nga SHBA kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e parë e Donald Trump ndaj NATO-s, ndërkohë, e ka marrë “dritën jeshile”. Aleanca e Atlantikut verior është e gatshme për aktivizim në koalicionin anti-ISIS, të drejtuar nga Amerika, dhe në samit kjo do të vendoset zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump po takon disa liderë të BE për herë të parë, duke përfshirë presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.

Atmosfera midis konservatorit amerikan dhe francezit centralist u duk e tensionuar kur u takuan në ambasadën amerikane në Bruksel.

Takimi i NATO-s do të shohë aleancën të bjerë dakord për një plan të SHBA për NATO-n për të marrë një rol më të madh në luftën kundër militantëve islamikë, veçanërisht ISIS, por Franca dhe Gjermania këmbëngulin se masat janë kryesisht simbolike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?