Mbrapa mureve të shndritshme, por të ngurta të pallateve mbretërore! Fakte interesante për princa dhe princesha
Çdo grupim apo komunitet sado i vogël ka rregullat dhe detyrimet që duhet të zbatojë, kështu edhe për familjet mbretërore. A nuk jemi bërë edhe ju kuriozë për atë që fshihet mbrapa mureve të shndritshme, por të ngurta të pallateve mbretërore?!
Më poshtë do të gjeni 10 nga faktet më interesante për jetën e princave dhe princeshave.
1.Princeshë Diana ka marrë emrin nga një tjetër Diana e shekullit 18. Ka pasur një tjetër Lady Diana, e cila vdiq në moshën 15-vjeçare. Ajo ishte e martuar me Lord John Russell.
2.Mbretëresha vendos të njëjtin manikyr që prej vitit 1989 dhe kushton 11 dollarë.
3.Princ Philip në të vërtet nuk ishte britanik. Ai ka lindur në Greqi dhe vinte nga familje greke dhe daneze.
4.Meghan Markle u detyrua të ndryshme mënyrën e jetesës pas fejesës, duke fshirë rrjetet sociale dhe duke mos bërë dot më selfie.
5.Qentë e Mbretëreshës nuk sillen aspak si mbretërorë. Madje kanë sulmuar edhe punonjës të Pallatit.
6.Vajza e Meghan dhe Harry është quajtur Liliber në nder të Elizabeth 2.
7.Emrat alternative për Princin William dhe Harry ishin Arthur dhe Albert.
8.Harry dhe Meghan u njohën në një takim të organizuar nga miqtë e tyre. Pra më parë nuk e njihnin njëri-tjetrin.
9.Meghan mbante një unazë me shkronjën “H” përpara se të fejohej me Harry-n.
10.Princeshë Diana kishte një mesazh të fshehur në këpucët e saj të dasmës. Shkronjat C dhe D pikturuar me një zemër të vogël që simbolizonte dashurinë e saj për Charles.