Mbretëresha u shua në paqe, veç 2 persona i qëndruan pranë në momentet e fundit

Anëtarët e familjes mbretërore të Britanisë nxituan dje në Pallatin Balmoral në Skoci për të qenë në krah të Mbretëreshës Elizabeth II, pasi mjekët e paralajmëruan për shëndetin e saj, por ata nuk arritën ta shihnin para se të vdiste.

Vetëm fëmijët e saj më të mëdhenj, Mbreti Charles dhe motra e tij, Princesha Anne, arritën të ishin pranë saj para vdekjes së saj, sipas burimeve të cituara nga gazeta britanike.

Charles ishte në krah të Mbretëreshës Elizabeth vetëm disa orë përpara se Pallati Buckingham të njoftonte për herë të parë se mjekët e 96-vjeçares ishin “të shqetësuar” për shëndetin e saj

SHKARKO APP