Mbretëreshë Elizabeta dhe Princi Filipi festojnë 70-vjetorin e martesës
Në prag të përvjetorit të 70 të martesës së tyre Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut po festojnë martesën më të suksesshme në historinë britanike të Mbretërisë duke publikuar shumë foto të tyre së bashku.
Portretet e Mbretëreshë Elizabetës dhe princ Filipit shënojnë një moment historik të përkrahjes së palëkundur ndaj njëri-tjetrit. Ata festojë përvjetorin e tyre më 20 nëntor dhe do ta festojnë privatish me fëmijët, nipërit e mbesat e tyre të hënën për një festë të veçantë.
Lista e mysafirëve përfshin Princ Charles dhe Camilla, Princ William dhe Princeshën Kate dhe Princ Harry.
Në vitin 2015, mbretëresha Elizabeta u bë monarku më i gjatë në vend, duke ia ka kaluar Mbretëreshë Viktoria dhe në shkurt të vitit 2016 ajo u bë monarku i parë që festonte përvjetorin e saj të safirit, duke përkujtuar 65 vjet në fron.




/Ora News.tv/
KOHA JONË SONDAZH

