Mbreti Charles III dënon aktet barbare të terrorizmit në Izrael

Edhe mbreti Charles III i Britanisë së Madhe, ka dënuar veprimet e Hamasit. Sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, Mbreti Charles thuhet se është i terrorizuar dhe se dënon ata që i quan “aktet barbare të terrorizimit në shtetin izraelit”.

“Kjo është një situatë për të cilën Madhëria e Tij është jashtëzakonisht i shqetësuar dhe ai ka kërkuar që të mbahet i përditësuar në mënyrë aktive”, thotë zëdhënësi i Pallatit Buckingham.

Mendimet dhe lutjet e Mbretit Charles janë për të gjithë ata që vuajnë dhe që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e sulmeve. ”Mendimet dhe lutjet e tij janë me të gjithë ata që vuajnë, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga sulmet”.

SHKARKO APP