Mbreti Charles shtrohet në spital, shkak efektet anësore të trajtimit të kancerit

Mbreti Charles ka pezulluar agjendën e tij në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pati gjatë trajtimit të kancerit.

“Nesër, ai do të ndërmerrte katër angazhime publike në Birmingham dhe është shumë i zhgënjyer që do mungojë”, shkruhet në deklaratën e pallatit mbretëror.

“Ai shpreson shumë që ato të mund të riplanifikohen në kohën e duhur dhe u kërkon falje të gjithë atyre që kishin punuar kaq shumë për të bërë të mundur vizitën e planifikuar”, thuhet më tej.

Pallati nuk dha informacione të mëtejshme se cilat ishin efektet anësore që mbreti ka pasur nga trajtimi.

Vitin e kaluar mendohet se Charles u diagnostikua me kancer të prostatës, por pallati mbretëror nuk e ka konfirmuar këtë. Është mjaftuar vetëm me lajmin se vuan nga kanceri.

Trajtimi i tij është ende në vazhdim.

SHKARKO APP