Mbreti Rama në ”karantinë” me 20 gra
Pandemia e Covid-19 nuk kursen as familjet mbretërore. Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X është në karantinë. Siç shkruajnë mediet e huaja, ai po kalon periudhën e karantinës në një hotel luksoz në Gjermani, pikërisht Grand Hotel Sonnenbichl, por natyrisht atij nuk i mjaftonte suita.
Mbreti i kritikuar shpesh për karakterin dhe mënyrat e tij ekscentrike, ka marrë me vete edhe 20 gratë e tij, ku vetëm e katërta, Suthida, quhet si partnerja zyrtare, ndërkohë që pjesë e 119 personave që e shërbejnë janë kthyer në vendlindje nga frika se mund të kenë marrë koronavirusin. Nga ana tjetër, mësohet se mbreti ka prenotuar të gjithë hotelin gjerman, duke ruajtur privatësinë e tij dhe të “familjes” së tij të madhe.
Virusi preku edhe familjen mbretërore në Spanj. Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, pasi rezultoi positive me Covid-19. Dinastia Bourbon-Parma është një degë e mbretërorëve spanjollë, e rrjedhur nga dinastia franceze Capetian. Maria vetë nuk kishte fëmijë por lë pas disa nipër e mbesa si Princi Carlos i Bourbon-Parma, Duka i Parma e Piacenza, Princesha Margarita e Princ Jaime.
Virusi ka prekur edhe princin britanik të kurorës 71-vjeçari Charles dhe Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar. Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla.