Mbreti tenton t’i shpëtojë pandemisë, sovrani aziatik është futur në izolim

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur dhe si Rama X, prenotoi një hotel të tërë luksoz në zonën turistike të skive në Bavari, Garmisch-Partenkirchen, për “t’u izoluar” nga koronavirusi së bashku me shpurën e tij dhe një harem prej 20 konkubinash.

Hoteli me katër yje mori një leje speciale për karantinën e mbretit, shkruan “Bild”.

Sovrani 67-vjeçar ka një staf me disa shërbëtorë dhe 20 femra, por që nuk dihet nëse mes tyre janë dhe 4 gratë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha hotelet në zonë janë mbyllur, për shkak të emergjencës koronavirus, por zëdhënësi i autoriteteve lokale shpjegoi se “Grand Hotel Sonnenbichl” mori një leje speciale, në mënyrë që mysafirët bëjnë pjesë në një grup të vetëm homogjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

119 pjesëtarë të shpurës së Rama X u dërguan në Tajlandë, sepse u infektuan me koronavirus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?