Mbreti urdhëron arrestimin e princit pas videos me pamje të rënda

Një princ saudit është arrestuar dhe urdhri për këtë është bërë hiç më pak se sa nga vetë mbreti i zemëruar Salman. Reagimi erdhi pas publikimit të një videoje që tregon se si princi abuzonte me një burrë dhe një grua duke i dhunuar ata. Pamjet u bënë virale dhe erdhën në vëmendje të mbretit saudit, i cili lëshoi një urdhër të menjëhershëm për arrestimin e princit, Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud. Personat e dhunuar kishin rrjedhje gjaku nga goja dhe plagë në fytyrë, ndërsa princi i godiste ata pa mëshirë. Mbreti urdhëroi burgosjen e princit derisa të merren të gjitha dëshmitë dhe se të dyshuarit do të gjykohen në bazë të ligjit të sheriatit.


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?