Mbrojtja ushtarake, vendet e BE-së më shumë…

Shtetet e BE-së duhet të rrisin bashkëpunimin ushtarak pasi nuk mund të mbështeten vetëm tek SHBA-ja për mbrojtjen e tyre. Pas Angela Merkelit, të njëjtën deklaratë e bën edhe presidenti i Komisionin Europian, Jean Claude Juncker gjatë konferencës për mbrojtjen dhe sigurinë në Pragë.

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake. Britania e Madhe dhe Franca janë fuqitë kryesore të BE-së, kështu shkëputja e Londrës rrjedhimisht do të dobësojë muskujt kolektivë ushtarakë të Europës. Vetëm 5 shtete nga 29 anëtarët e NATO-s, kanë përmbushur objektivin për të shpenzuar të paktën 2 përqind të GDP-së për mbrojtjen.

“Mbrojtja jonë në NATO nuk mund të përdoret si alibi e leverdishme për të kundërshtuar përpjekjet për një Europë më të madhe. Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë interesat tona në Lindjen e Mesme, në luftën kundër ndryshimeve klimatik e dhe marrëveshjet tregtare”, tha Jean Claude Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama

Junker shtoi se nuk mund të mbështeteshin më nga burime të jashtme për mbrojtjen e Europës. Por ai u kujdes të theksonte se kompeticioni mes BE-së dhe NATO-s nuk ishte një opsion. Presidenti i KE-së vlerësoi partneritetin mes BE dhe aleancës veri-atlantike në disa zona të nxehta rreth botës, si Afganistanin, Ballkanin dhe Afrikën

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?