Mbyllen loaklet, shihni si kamarierët “sulmojnë” Parlamentin (VIDEO)

Një vendim i Skocisë për të mbyllur baret dhe restorantet si masë ndaj Covid-19, ka bërë që punonjësit të dalin në protestë. Ata kanë hedhur një grumbull të madh me kuba akulli jashtë Parlamentit të Skocisë, në formë proteste për rimbylljen e tyre në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Qeveria skoceze ka vendosur mbylljen e bareve, restoranteve dhe pub-eve deri më 25 tetor, duke i lejuar që t’i shërbejnë vetëm njerëzve që duan të marrin me vete ushqimin apo pijet.

“Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ne. E kemi kaluar keq valën e parë pasi nuk punuam, tani prapë na mbyllën. A do të punojmë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? Nuk dimë gjë fare”, tha një punonjëse restoranti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?