Mbyllen për një muaj lokalet, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Europa vijon të jetë në luftë të egër me Covid-19. Baret dhe kafet në Bruksel do të mbyllen për një periudhë një mujore për shkak të një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19. Në zonën e Brukselit janë regjistruar 502.4 raste për 100 mijë banorë, më shumë se dyfishi në shkallë kombëtare (232.8 për 100 mijë banorë).

Autoritetet kanë raportuar se 15 për qind e shtretërve në pavijonin e terapisë intensive janë zënë. “Kjo vendos një barrë të madhe tek punonjësit e shëndetësisë dhe rrezikon përkujdesjen e tyre ndaj pacientëve të tjerë”, thuhej në deklaratë.

Kufizimet e reja në Bruksel vijnë një ditë pasi qeveria federale vendosi masa shtrënguese në mbarë vendin, duke urdhëruar mbylljen e bareve dhe kafeve jo më vonë se 11 në mbrëmje dhe duke ndaluar grumbullimet e më shumë se 4 qytetarëve qoftë në shtëpi apo edhe ambiente të jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?