Mbyllen shkolla, dyqane, restorante/ Greqia shtyn deri në 7 janar masat anti-Covid

Greqia shtyn masat anti-Covid në prag të festave të fundvitit.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i qeverisë në Athinë, Stelios Petsas, ka njoftuar edhe masat shtesë.

Sipas tij, pezullohen deri në 7 Janar 2021: Shkollat, restorantet dhe dyqanet argëtuese, funksionimi i gjykatave, vendpushimet e skive dhe aktivitetet sportive.

Lëvizjet nga prefektura në prefekturë janë gjithashtu të ndaluara, ndërsa masat në lidhje me mbledhjen (lejohen deri në tre persona).

Lidhur me kishat, parukierët dhe shitësit me pakicë, njoftimet përkatëse priten në fund të javës.

Nga nisja e pandemisë Greqia numëron 115,471 infektime me Covid-19 dhe 3003 viktima.

SHKARKO APP