Mbyllen zgjedhjet në Itali, 60-64% pro për shkurtimin e numrit të deputetëve
Exit Poll i parë jep fitoren 60-64% pro referendumin për shkurtimin e numrit të parlamentareve nga 630 deputetë në 400 e nga 315 senatorë në 200 senatorë.
Ndërsa në zgjedhjet rajonale exit polli i parë jep fitoren e qendrës së djathtë në rajonet Veneto, Liguria, Marche , Puglia.
Në Rajonin Valle D ‘Aosta ku votohet me një sistem elektoral ndryshe si rajon i pavarur forca fituese sipas exit poll është Partia Lidhja.
Në rajonet Camoania e Toscana projeksionet e exit poll japin fitoren e qendrës së majtë.
Pjesëmarrja në votime për referendumin është 52.72%.
Për zgjedhjet rajonale pjesëmarrje është 53% e votuesve.