Mbyllet aeroporti i Gjenevës
Aeroporti i Gjenevës është mbyllur “deri në një njoftim tjetër” pasi qyteti zviceran u mbulua nga dëbora.
Faqja e internetit e aeroportit thotë se udhëtarët duhet të qëndrojnë larg për momentin dhe rekomandon që ata të kontrollojnë linjat ajrore të tyre për të parë oraret e fluturimit.
Zëdhënësi i aeroportit Sebastien Leprat tha se ishte planifikuar që ai të rihapej në orën 9 të mëngjesit, por kjo u shty dhe më pas nuk është dhënë asnjë vendim për rihapjen.
Ai tha se kushtet e vështira të motit në të gjithë Evropën mund të shkaktojnë vonesa të zgjatura.
Aeroporti tjetër i madh zviceran, ai i Zyrihut dukej më pak i prekur vetëm me disa vonesa të regjistruara në disa fluturime.“Trafiku rrugor dhe trafiku hekurudhor janë bllokuar”, sipas Radio Televizionit Zviceran.
Zvicra ka regjistruar këto ditët e fundit ulje temperaturash rekord me rreth minus 40 gradë Celsius në zonat malore.
KOHA JONË SONDAZH

