Mbytet anija me emigrantë në jug të Italisë, raportohet për 41 persona të mbytur

Të paktën 41 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur në ishullin italian të Lampedusa. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas ANSA, katër persona që i mbijetuan aksidentit u thanë shpëtimtarëve se ishin në një varkë që kishte lundruar nga Sfax, Tunizia dhe ishte mbytur gjatë rrugës për në brigjet italiane. Mes viktimave mësohet se 3 janë fëmijë.

Pas rreth 6 orësh lundrim, anija prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët – sipas të mbijetuarve – përfunduan në det, por vetëm 4 prej tyre mbijetuan.

SHKARKO APP