Mbytet varka në detin Jon, 12 refugjatë të vdekur

12 emigrantë janë gjetur të vdekur, ndërsa 21 të tjerë janë shpëtuar deri më tani nga rojet bregdetare greke, në një anije që është mbytur në ujërat e detit Jon. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Sipas informacioneve paraprake, në varkë po udhëtonin rreth 100 emigrantë, por lajmi mbetet ende për t’u konfirmuar, ndërsa hetimet kanë nisur. Roja Bregdetare Greke ka marrë një informacion në orën 09:15 me orën lokale, të mëngjesit të kësaj të shtune. 4 anije tregtare, 6 anije të Rojës Bregdetare greke dhe një helikopter kanë nisur kërkimet në det për të mbijetuar të tjerë, ndonëse kërkimet janë vështirësuar për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.

SHKARKO APP