McCabe: Hetimi rus vazhdon pavarësisht shkarkimit të kreut të FBI

Drejtori i përkohshëm i FBI, Andrew McCabe theksoi sot në Kongres se hetimi për ndërhyrjet ruse gjatë fushatës zgjedhore do të vazhdonte normalisht, pavarësisht shkarkimit nga Donald Trump të ish-drejtuesit të FBI, James Comey.

“Puna e burrave dhe grave të FBI vazhdon kushdo qofshin ndryshimet e rrethanave, kushdo qofshin vendimet”, deklaroi Andrew McCabe gjatë një fjalimi në Senat.

“Nuk ka asnjë përpjekje për të penguar hetimin tonë. Nuk mund të ndalojmë burrat dhe gratë e FBI të bëjnë atë që duhet, të mbrojnë amerikanët dhe të mbrojnë Kushtetutën”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori i përkohshëm i FBI, Andrew McCabe mbështeti sot paraardhësin e tij James Comey, shkarkuar nga Donald Trump duke shtuar se agjentët e FBI do ta mbështesnin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam respektin më të madh për drejtorin Comey”, deklaroi Andrew McCabe gjatë fjalimit në Senat.

“Kam shumë respekt për kapacitetet dhe integritetin e tij (…) Mund të them gjithashtu se drejtori Comey kishte mbështetje të gjerë brenda FBI-së dhe kjo mbetet edhe sot”, theksoi ai.

Ky fjalim ishte i pari në shfaqjen në publik të Andrew McCabe, i cili mori drejtimin e policisë federale në vend të James Comey, shkarkuar papritur nga presidenti amerikan të martën në mbrëmje.

/ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?