McGonigal pranon fajësinë për një nga akuzat

Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal pranoi fajësinë për akuzë e lidhjes së tij me një oligark rus të sanksionuar nga autoritetet amerikane në vitin 2021.

Ai pranoi akuzën për shkelje të Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave. Gjithashtu pranoi akuzat për pastrim parash, për shkak se më herët kishte negociuar dhe rënë dakord për një marrëveshjeje me prokurorët nga Zyra për Distriktin Jugor të Nju Jorkut

Ish-zyrtari i turpëruar i rangut të FBI-së u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në janar dhe u akuzua se kishte punuar me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska dhe për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte ende zyrtar i lartë.

“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha ai.

SHKARKO APP