Më 20 shtator zgjedhjet , Për herë të parë Greqia sot drejtohet nga një kryeministre

 

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vasiliki Thanou u emërua sot kryeministre e qeverisë së përkohshme të Greqisë, e cila do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Vasiliki Thanou do të mbajë këtë post deri në zgjedhjen e një kreu të ri në qeveri në zgjedhjet e 20 shtatorit.

Lajmi u konfirmua nga Presidenca e Republikes se Greqisë, e cila e mandatoi pas diskutimeve që pati me partitë politike.

Kështu ajo hyn në histori si kryeministrja e parë femër që drejton shtetin grek.

Vasiliki Thanou pritet të krijojë kabinetin e ri teknik deri më 20 shtator kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

SHKARKO APP