“Me ardhjen e refugjatëve, doli në shesh fytyra e vërtetë e Evropës”

Në shumë shtete nëpër Evropë, përfshirë edhe vendet si Gjermania, Britania dhe Holanda, viteve të fundit janë shfaqur parti dhe lëvizje me politikë të së djathtës ekstreme.

Hulumtues dhe akademikë viteve të fundit kanë filluar të diskutojnë shpesh në lidhje me racizmin në Evropë që është rritur me shpejtësi, shkaqet e tij dhe masat që mund të merren në këtë drejtim.

Në shumë shtete nëpër Evropë, përfshirë edhe vendet si Gjermania, Britania dhe Holanda, viteve të fundit janë shfaqur parti dhe lëvizje me politikë të së djathtës ekstreme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto lëvizje përpiqen të hapin debate mbi ndjenjën kundër migrantëve muslimanë dhe të mbledhin simpatizantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëvizja Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit (OEGIDA), e themeluar në Gjermani, tërheq vëmendjen me retorikën raciste në këtë linjë të djathtë ekstreme.

Hulumtues dhe akademikë, nga ana tjetër, vazhdojnë të diskutojnë shpesh në lidhje me racizmin që po zhvillohet në Evropë dhe të hulumtojnë shkaqet e tij.

“Doli në shesh fytyra e vërtetë e Evropës”

Akademikë që bëjnë hulumtime mbi Islamofobinë, kanë dhënë vlerësimet e tyre për AA në lidhje me racizmin që po rritet me shpejtësi në Evropë, shkaqet e tij dhe masat që mund të merren.

Doc. Dr. Peter Polak Springer, ligjërues në Universitetin e Katarit, thotë se ka faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në rritjen e Islamofobisë në Evropë në vitet e fundit.

Springer thekson se vala e refugjatëve ka nxitur edhe më tepër ndjenjën anti-islame dhe se me ardhjen e dhjetëra mijëra migrantëve në kufij ka dalë në shesh fytyra e vërtetë e Evropës. “Mendoj se media evropiane ka rritur qëndrimet islamofobike të shoqërive duke publikuar lajme dhe të dhëna raciste, duke i ekzagjeruar dhe duke mbajtur anë”, thotë Springer.

Sipas Springer, qëndrimi racist antimigrant dhe ksenofobia vërehet më shumë veçanërisht në shtetet e Evropës Lindore. Ai është i mendimit se këto shtete nuk kishin një qëndrim islamofobik gjersa refugjatët nuk u afruan deri në kufijtë e tyre.

“Evropa Lindore ka një strukturë tejet homogjene. Mendimi se në kufijtë e tyre kanë ardhur mijëra njerëz me ngjyra dhe kultura të ndryshme ka shkaktuar që ata të kaplohen nga frika. Posaçërisht, shoqëritë i nxit qëndrimi armiqësor i liderëve konservatorë evropianë kundër muslimanëve. Liderë të shumë vendeve evropiane, duke u sjellë si liderë të regjimeve totalitare, janë bërë shënjestër e nocioneve ‘pastrim etnik’ dhe ‘racizëm’. Gjersa refugjatët iu afruan kufijve, edhe këta shfaqën në mënyrë konkrete racizmin e tyre. Sa i përket pranimit të refugjatëve, Evropa duhet ta lë mënjanë qëndrimin racist dhe të prodhojë zgjidhje”, vlerëson Springer, duke shtuar se shtetet nuk kanë marrë përsipër përgjegjësi të barabartë në ndarjen e barrës së migrantëve.

Ai vë në pah se disa shtete ua kanë mbyllur tërësisht dyert migrantëve, kurse disa të tjera i kanë hapur dyert në mënyrë të kufizuar njëlloj si SHBA-të. “Pranimi i refugjatëve nga SHBA-të është aq i kufizuar, saqë nuk krahasohet me Gjermaninë. Shumë shtete evropiane janë të detyruara t’i pranojnë refugjatët dhe t’u ofrojnë atyre një mirëqenie të sistemuar dhe të vazhdueshme”, thotë Springer.

Duke pohuar se politikanët e Evropës Lindor frikësojnë popullin e tyre me teori konspirative, Springer shprehet se “Është e pamundur të kuptohet ky qëndrim armiqësor ndaj migrantëve posaçërisht i liderëve të shteteve të Evropës Lindore. Ata kanë përhapur frikën se muslimanët do t’ua pushtojnë vendet, e këto janë plotësisht teori konspirative. Shteti im, Polonia, i cili është tejet homogjen, duhet ta tejkalojë këtë homogjenitet, sepse vendi im ka nevojë për diversitet dhe kontrast. Kjo është një mundësi për vendin tim dhe do të jetë përfitim.”

“Përdorin Islamofobinë në mosmarrëveshjet e tyre politike”

Ndërkaq, Dr. Elena Lukinykh, ligjëruese në Universitetin e Oldenburgut në Gjermani, thotë se partitë politike popullore në Evropë përdorin Islamofobinë si mjet për mosmarrëveshjet e tyre dhe rrisin edhe më tepër tensionet.

Lukinykh thotë se partitë e djathta ekstreme që përdorin Islamofobinë dëmtojnë në masë tejet të madhe shoqëritë. “Politikanët dhe partitë e djathta po nxisin frikë dhe urrejtje. Po provokojnë popullin kundër muslimanëve. Njerëzit po i provokojnë duke krijuar perceptimin se do të ndodhë migrim masiv. Mendoj se duke e bërë këtë ata përpiqen ta ekzagjerojnë frikën në shoqëritë evropiane”, thekson Lukinykh.

Ajo shton se qindra mijëra muslimanë që jetojnë në Evropë dhe dhjetëra mijëra që ndodhen në kufij janë duke pritur dhe se është tejet e vështirë të bëhen parashikime për të ardhmen e këtyre njerëzve.

“Është shumë herët të parashikohet dhe të flitet mbi atë se çfarë e ardhme i pret muslimanët në Evropë. Megjithatë, fakt është që Islamofobia aktualisht është problem i madh. Lëvizjet antiislame në Evropë po rriten me shpejtësi të madhe. Sulmet ndaj muslimanëve duhet të ndalen. Të gjithë jemi të detyruar të punojnë më këtë drejtim. Jemi të detyruar të rikrijojmë mirëkuptim dhe tolerancë midis dy shoqërive, dy kulturave”, vlerëson Lukinykh.

Sipas Dr. Elena Lukinykh, qëndrimi racist i Evropës ka bërë që imazhi i “Evropës tolerante” të rrënohet te muslimanët. “Jemi të detyruar ta rikrijojmë imazhin e ‘Evropës së mirë’ dhe ‘Evropës tolerante’ në mendjet e muslimanëve. Duhet që imazhin e ‘Evropës raciste’ që është vendosur në mendjet e muslimanëve ta ndryshojmë në drejtim të mirë dhe ta ripërtërijmë. Vetëm në këtë mënyrë palët mund ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe të lëvizin në këtë drejtim”, thotë Lukinykh.

Duke vënë në pah se domosdoshmërisht duhet prodhuar një zgjidhje për idetë anti-islame, Lukinykh thotë: “Ne duhet të jemi pjesë e vlerave të përbashkëta njerëzore, e jo pjesë e idesë së shtetit komb. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga nacionalizmi. Ajo që duhet ta pranojmë që në fillim është realiteti që njerëzit janë të barabartë, qofshin nga Gjermania apo nga Siria.”-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?