Me armë te koka, talebanët detyrojnë gazetarin të thotë: Afganë mos ikni
Pasi rrëmbyen shtetin, talebanët kanë pushtuar një televizion dhe dolën në transmetim të drejtpërdrejtë me armë në duar, ku detyruar spikerin të thotë këto fjalë.
“Këto janë disa thirrje që talebanët po ua bëjnë sërish njerëzve, pavarësisht se ka disa kritika lidhur me diferencën mes fjalëve dhe veprimeve të talebanëve. Populli kërkon që përkushtimi dhe veprimet e tyre të jenë njësoj. Në programin tonë, më është bashkuar Qari Samiuallah, njëri nga komandantët e Emiratit Islamik”, u shpreh spikeri i lajmeve.
Komandanti i talebanëve u bëri thirrje afganëve duke thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi atdheu ka nevojë për ta dhe se talebanët do t’i mbrojmë.
“Fokusi ynë tek njerëzit është që vendi të përparojë, ata jetojnë nën ombrellën e një sistemi islamik. Mesazhi im i parë për kombin është të mos shqetësohet fare. Qëndroni dhe jetoni në atdheun tuaj dhe në shtëpitë tuaja, atdheu juaj ka nevojë për ju dhe ne do t’ju mbrojmë. Dashtë Zoti, ne do të përpiqemi të krijojmë një atmosferë të sigurt në të gjitha provincat e Afganistanit në mënyrë që njerëzit të mos shqetësohen dhe të mos kenë frikë nga muxhahedinët, sepse ata janë vëllezërit tanë dhe ne i mbrojmë ata. Dhe së bashku me ta ne do të ndërtojmë atdheun”.