Me ashensor dhe sistem ventilimi, zbulohet tuneli më i gjatë i i drogës (FOTO)
Zyrtarët amerikanë thonë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të gjetur ndonjëherë në kufirin me Meksikën. Sipas mediave të huaja, tuneli i gjatë rreth 1,300 metra, kishte një ashensor, shina hekurudhor, sistem kullimi dhe të ventilimit të ajrit dhe kabllo elektrike me tension të lartë. Ai thuhet se lidhte një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuana me zonën San Diego në Kaliforni. Po sipas mediave të huaja, deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar dhe nuk është gjetur ndonjë drogë. Gjithashtu autoritetet nuk kanë thënë se në kë dyshojnë të jetë ndërtuesi i tunelit.
Karteli Sinaloa i Meksikës i përshkruar nga qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, vepron në këtë zonë. Themeluesi dhe udhëheqësi i saj për një kohë të gjatë, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan një burg me jetë në SHBA. Tuneli ka një thellësi mesatare prej 21 metrash nën sipërfaqe, me tunelin rreth 1,7 metra të lartë dhe rreth 60 centimetra të gjerë. Megjithatë, nuk ishte e qartë se sa kohë u desh për ta ndërtuar atë.
“Sofistikimi dhe gjatësia e këtij tuneli të veçantë tregon përpjekjet nga organizatat kriminale transnacionale për të lehtësuar kontrabandën ndërkufitare”, ka thënë Cardell Morant, agjent special në krye të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare në San Diego, në një deklaratë. Disa qindra qese rëre u zbuluan duke bllokuar një ish-dalje të dyshuar të tunelit në zonën e depove industriale të San Diego dhe tuneli kryesor kishte një rrjedhë jo të plotë.