“Më detyrohesh një falje”, Fëmija insiston që Zv/Presidenti i SHBA t’i kërkojë ndjesë për veprimin
Një djalosh i ri tregoi se nuk do të shpërfillet, edhe nëse ka të bëjë me zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence gjatë një fjalimi që mbajti për muajin e vlerësimit ushtarak kombëtar me një grup fëmijësh të famljeve ushtarake që qëndorin pas tij, ka goditur pa dashje një fëmijë.
Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar fjalimin e tij sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Djaloshi i prekur nga ky gjest insiston që Pence t’i kërkojë falje.
“Ti më detyrohesh një falje“, dëgjohet në video vogëlushi teksa i drejtohet zv. Presidentit. Edhe pse pak vonë, Pence i kërkon falje atij duke i thënë se nuk e kishte vënë re që e kishte goditur.

KOHA JONË SONDAZH

