Me diferencë të ngushtë, Trump po kryeson në Michigan
Michigan-i është një nga shtetet ku gara është shumë e fortë dhe mesa duket do jetë vendimtare. Aktualisht Trump kryson, por me diferencë të vogël ndaj Biden. Në Michigan janë numëruar 4.6 milionë vota, nga të cilat janë 83% e totalit që kanë marë pjesë në votim.
Në këtë shtet duket qartë që Presidenti Trump udhëheq këtë garë me mbi 200 mijë vota. Michigan ka 16 vota elektorale dhe Presidenti Trump e udhëheq këtë garë. Do t’i mjaftonin votat e Pennsylvania, North Carolina, Georgia dhe Michigan që Presidenti Trump të siguronte 284 mandate elektorale, për të mos pritur më tej numërimin në Wisconcin dhe Nevadën që është numëruar gati 67% dhe kryesohet nga ish presidenti Joe Biden.
Republikanët nuk kanë fituar në Michigan që nga viti 1988 dhe shihej si një mundësi kryesore për demokratin Joe Biden, raporton Freep.com Por aktualisht Trump po udhëheq për momentin.