“Më duket sikur kam 300 vjet në karantinë”, 17-vjeçarja në Britaninë e Madhe vret veten

Një vajzë 17 vjeçare në Britaninë e Madhe ka vrarë veten, pasi nuk arriti të përballonte stresin e izolimit nga koronavirusi, sipas prindërve të saj.

Beth Palmer u gjet e vdekur në shtëpitë e saj ku qëndronte e mbyllur prej 3 muajsh për shkak të pandemisë. Ajo pak ditë para se të priste veten i kishte treguar familjes së saj se i dukej sikur kishte 300 vjet në ‘lockdown’ dhe nuk e përballonte dot.

Adoleshentja ishte një vajzë tepër e talentuar dhe studionte që të bëhej një vokaliste dhe se asnjëherë nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që deri tani në Britaninë e Madha kanë vdekur nga koronavirusi 17 337 persona dhe janë infektuar 129 044.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?