Më e prekura nga koronavirusi, Silvio Berlusconi i dhuron 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë

Silvio Berlusconi ka vendosur t’i dhurojë 10 milionë euro rajonit të Lombardisë, e cila është më e prekura nga koronavirusi në Itali. Këtë shumë kryetari i partisë së Forza Italia do t’ia japë spitalit në këtë provincë për të krijuar repartin e terapive intensive me 400 shtretër.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i partisë së tij. Po ashtu edhe vetë kreu i partisë ‘Forza Italia’ me një njoftim në Twitter ku ka falënderuar mjekët për punën e mrekullueshme që po bëjnë.

“Edhe një herë dhe thellësia e zemrës sime falënderoj heronjtë e spitaleve, që nga veriu në jug. I kemi kërkuar qeverisë që të sigurojë për ta një mbështetje më të lartë si shpërblim për punën e shkëlqyer që bëjnë”- shkruan në Twitter Berlusconi.

Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali, ku mbëmjen e djeshme numri i te infektuarve arriti në 14 649 nga ku 1 420 kanë ndërruar jetë.

SHKARKO APP