”Më fejuan 8-vjeçe, burri më përdhunonte çdo natë” (FOTO)

Historia prekëse e një vajze që e fejuan 8-vjeçe, e martuan 15 dhe u përdhunua çdo natë nga bashkëshorti.

Isha vetëm 8-vjeçe, ende në shkollë fillore në Queens, New York. Shkoja në shkollë e shokuar çdo ditë, pyesja veten se si mundën ta bënin, si mund një prind t’ia bëjë këtë gjë fëmijës. Kur isha 13-vjeç, babai më dërgoi në Pakistan që të bëja ”nikah” (martesë sipas riteve islame) dhe ndërkohë bënte gati procedurat e nevojshme në mënyrë që burri që më kishin caktuar të vinte në Amerikë. Mbaj mend që firmosja letra pafund.

Kur mbusha 14-vjeçe, mund të martohesha nëse prindërit jepnin aprovimin e tyre pasi 25 shtete në Amerikë s’kanë moshë minimale për martesë. E thashë, s’mund ta pranoja. Vazhdoja të rebelohesha. Madje nisa të dilja me një djalë që më pëlqente, por për pak kohë, sepse më pas më dërguan me dhunë në Pakistan, ku do të niste martesa ime e tmerrshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 janar 2005, vetëm 15-vjeçe! Ishte dita më e tmerrshme e jetës sime. Ndihesha e mjeruar, e pashpresë. Vendosa një jastëk në mes të krevatit; s’doja kurrsesi ta prekja atë njeri. Me pak fjalë, kisha jetën e një skllaveje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më duhej të gatuaja për të, për familjen e tij, t’i hiqja këpucët, çorapet. Por unë isha amerikane, unë isha rritur në New York, unë s’isha krijuar për një jetë të tillë. Një ditë u përpoqa të arratisesha, doja të shkoja në Ambasadën Amerikane në Islamabad, por më kapën pak para se të mbërrija.

E çfarë bëri ai? Më rrahu përpara gjithë familjes, para babait dhe mamasë sime, më tërhoqi zvarrë prej flokësh gjatë gjithë shtëpisë. Ende në kokë kam pjesë ku flokët s’më kanë mbirë më kurrë që prej asaj dite. Më gjuante vazhdimisht në kokë, ai dhe babai im gjithashtu, derisa nuk pashë më asgjë.

Ishte një monstër, që s’u mjaftua me gjithë shenjat që më la kudo në trup, por në darkë më përdhunoi, siç kishte bërë vazhdimisht. Një ditë më ra në dorë një telefon, me anë të së cilit njoftova autoritetet amerikane të Mbrojtes së të Drejtave të Fëmijëve.

Ishte ky rrëfimi (i përshtatur) për The Sun i Naila Amin-it, e cila momentalisht, 28-vjeçe, ka fondacionin e saj ”The Naila Amin Foundation” në mbrojte të fëmijëve viktimë e martesave të tilla.

Martesat e fëmijëve janë të ligjshme në 50 shtete dhe mbi 207 mijë fëmijë janë martuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2000-2015. /Përshtati: Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?