Me fëmijën e mitur si “mburojë” dhe me drogë në makinë, prangoset shqiptari

Një shqiptar u arrestua pasditen e djeshme nga policia e Ankonës në Itali, pasi u kap me kokainë.

I riu shqiptar ndodhej në makinën luksoze, së bashku me djalin e tij të mitur pranë një qendre tregtare duke pritur të dorëzonte pakon me kokainë, kur u spikat nga policia

Ai kishte krijuar brenda makinës një hapësirë për transportimin e drogës, ku brenda saj u gjet një pako me kokainë kristal me peshë rreth 2 kg.

Pasi të “pritej”, kokaina do të arrinte një peshë katërfish me një vlerë tregu prej rreth 8 mijë euro.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga shitja e drogës.

SHKARKO APP