Me foshnjën e porsalindur në krah, gruaja palestineze: Kemi nevojë për rroba dhe qumësht
Umm Jamal al-Attar, është një nga qindra gra të cilat janë detyruar që të largohet nga shtëpia për shkak të luftës mes Palestinë-Izrael. Së bashku me fëmijen e saj të porsa lindur ka kërkuar ndihmë nga njerëzit. Ajo kërkon gjërat elementare për të mbijetuar. Ushqim, rroba dhe qumësht për fëmijën.
”Ne kemi nevojë për ushqim, rroba, dyshekë dhe qumësht. Shpina më dhemb nga gjumi në një mbulesë të hollë në dysheme. Unë duhet të kërkoj nga njerëzit e tjerë pelena për djalin tim. Po përpiqem ta ushqej me gji, por ai është ende i uritur dhe vazhdon të qajë”, tha ajo.
Po ashtu ajo thotë se kaloi 40 ditë duke u strehuar në një shkollë gjatë luftës në Gaza 2014, në të cilën Izraeli vrau më shumë se 2,100 Palestinezë, përfshirë 1,462 civilë në një hapësirë prej 50 ditësh.