Me helikopterë dhe qen nuhatës, si u kapën tre hajdutët shqiptarë në Belgjikë, një i katërt ende në arrati

Një bandë shqiptare hajdutësh në Belgjikë alarmuan policinë pasi vodhën një Riemst mbrëmjen e të dielës.

Policia u vu në ndjekje të tyre pasi u njoftua nga pronarët e banesës, të cilën kishin parë një maikinë të dyshimtë duke u larguar.

E ndihmuar dhe nga një helikopter dhe qen nuhatës policia belge mundi të arrestojë tre shqiptarë, ndërsa një i katërt vijon të jetë në arrati.

Policia e gjurmoi bandën rreth orës 7 pasdite kur ata u përpoqën të hynin në Bilzersteenëeg me veturën e tyre.

Ne u kthyem për të ndjekur automjetin që po ikte. Makina lëvizi drejt Grote-Spouëen. Në Rosmeer, shoferi humbi kontrollin e timonit. Makina u ndal në portën e një shtëpie ndërsa katër personat që ishin në të ikën në këmbë. “

Tre të arrestuarit do të dalin para gjykatës të martën. Banda shqiptare dyshohet se mund të jetë e lidhur me vjedhje të ndryshme në të gjithë vendin.

SHKARKO APP