Me letër anonime, shqiptarin e dëbojnë përgjithnjë nga Zvicra
Në nëntor të vitit 2003, shqiptari nga Kosovai, atëkohë 42 vjeç, ishte martuar me një patrioten e vet, e cila kishte leje të përhershme qëndrimi në Zvicër. Përmes kësaj martese ai kishte marrë lejen e qëndrimit, e cila i kishte mundësuar të jetonte në Zvicër.
Pa i mbushur mirë 5 vjet, çifti ndahet në vitin 2008, shkruan azonline.ch. Autoritetet kundërshtojnë t`ia vazhdojnë lejen e qëndrimit ndërsa vetëm pesë ditë para se atij t’i mbaronte afati i qendrimit në Zvicër, ish-bashkëshortja e ndihmon dhe kërkon të ribashkohet me të. Kështu, kosovari, e fiton sërish lejen e qëndrimit në Zvciër.
Por, gëzimi i tij ishte i ktë, sepse dy muaj pas kësaj, zyrtarëve u shkon një dëshmi anonime, sipas të cilës lidhja mes dy personave nuk ishte e vërtetë, transmeton albinfo.ch. Pra, me fjalë të tjera, lidhja e tyre qëndronte vetëm në letër dhe se këtu bëhej fjalë për një abuzim me ligjin.
Nisur nga kjo, Zyra për Migracion në Aargau nis një hetim dhe merr vendim në shkurt 2016 për të mos ia vazhduar lejen e qëndrimit, kosovarit dhe urdhëron dëbimin e tij nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Ai kundërshton vendimin duke shfrytëzuar të gjitha instancat e mundshme gjyqësore të Zvicrës, deri në Gjykatën Federale, si më e larta.
Avokati i tij ka kërkuar nga kjo gjykatë që klientit të tij t`i vazhdohet leja e qëndrimit dhe të mos dëbohet nga Zvicra. Gjykata Administrative Kantonale kishte ardhur në përfundimin se kosovari nuk po jetonte me gruan e tij të ligjshme dhe, bazuar në këtë fakt, nuk ishte i drejtë pretendimi i tij për vazhdim të lejes së qëndrimit në Zvicër.
Autoritetet pra kishin vepruar në mënyrë korrekte kur kishin vendosur mosvazhdimin e lejes dhe dëbimin e personit në fjalë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu gjykata ka theksuar se nuk ekzistonte detyrimi për të zbuluar identitetin e personit që kishte dërguar dëshmi anonime që thoshte se martesa kishte qenë fiktive.
Gjykata Administrative e Kantonit tha se situata paraqet një të ashtuquajtur rast të rëndë.
Bazuar në të gjitha këto, edhe Gjykata Federale e Zvicrës e ka kundërshtuar duke mos e marrë fillimisht fare në shqyrtim rastin. Sipas saj, në ankesën e bërë, kosovari ishte mjaftuar vetëm në përshkrimin e mangësive që kishte letra me dëshminë anonime.
Ndërsa, siç kanë theksuar gjyqtarët e gjykatës në fjalë, kosovari do të mund të kishte pasur gjithsesi një shans me ankesën e tij. Kështu, ai në ankesën e bërë në Gjykatën Federale vërtet kishte dëshmuar se Gjykata Administrative e Kantonit kishte anashkaluar faktin se fëmijët e tij para martese dhe nipërit jetonin në Zvicër dhe se ai kishte me ta një raport të afërt familjar.
Por, kanë shtuar gjyqtarët e Lozanës, ai nuk kishte treguar në ankesë se sa këto raporte familjare janë në përputhje me kriteret që parasheh Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, për t`i mundësuar atij mbajtjen e lejes së qëndrimit në Zvicër. Ai s’e bëri këtë, edhe pse Gjykata Administrative e kishte lutur ta tregonte këtë fakt.
KOHA JONË SONDAZH

