Më në fund ndodhi: Arabia Saudite lejon gratë…

Për herë të parë në historinë e vendit, mbreti Salman i Arabisë Saudite nxori një dekret, përmes të cilit lejon femrat që të ngasin makinën. Mediat vendase kanë bërë me dije se ministritë do të përgatisin një raport për këtë çështje brenda 30 ditësh dhe urdhri i mbretit do të implementohet deri në qërshor të vitit 2018.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botëm që nuk lejon femrat të drejtojnë makinën. Edhe pse ka patur përpjekje të përhershme për ta ndryshuar këtë, shumë gra kanë përfunduar të burgosura pasi kanë shkelur rregullin.

Vetëm tani, mësohet se dekreti mbretëror bën të mundur krijimin e rregulloreve të reja, përfshirë dhënien e patentave për vajzat. Ky vendim, u përshëndet nga departamenti amerikan i shtetit, si shenjë pozitive drejt progresit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?