“Më përdhunoi djalin”, policia greke arreston pakistanezin pas denoncimit të nënës shqiptare

Një nënë shqiptare ka denoncuar në policinë greke se djali i saj ishte përdhunuar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshati Triadha të ishullit Euboea në Greqi pasditen e 17 Shkurtit, por lajmi është bërë publik sot.

Mediat greke raportojnë se nëna shqiptare tha se me djalin e saj 14 vjeç kishte abuzuar seksualisht një 30-vjeçar pakistanez. Ky i fundit u arrestua nga policia, ndërsa qëndronte në Greqi ilegalisht.

‘Albanians.gr’ shkruan se prokuroria ka urdhëruar që 14-vjeçari t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor që të vërtetohet nëse me të është abuzuar apo jo. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që po hetohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?