“Me shkopinj dhe doreza bronzi”/ Të rinjtë shqiptarë dhunojnë brutalisht 19-vjeçarin italian

Një grup të rinjsh shqiptare kanë dhunuar brutalisht një 19-vjeçar Italian, në Mestre (Venecia) të Italisë.

Policia ka rindërtuar të gjithë ngjarjen. Sipas tyre 19-vjeçari është sulmuar nga shqiptarët me doreza bronzi dhe sende të forta.

Ai ka tentuar të largohet, por nuk është lejuar nga grupi i djemve shqiptarë të cilët e kanë dhunuar rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me plagë në kokë ai është transportuar në spitalin lokal të Mestre. Sapo mori njoftimin për ngjarjen, dhjetëra patrulla policie u drejtuan për atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata gjetën në qendër të qytetit shumë të rinj, por ende nuk kanë mundur të arrestojnë shqiptarët. Policia shpreson se identifikimin e tyre do të mund ta bëjë me anë të kamerave të sigurisë që ndodhen të vendosura në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?