Më shumë viktima se të infektuar, në 24 orë vetëm 7 raste të reja me Covid në Maqedoni

Pas shumë muajsh ankth, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar vetëm 7 persona.

Sipas raportit të fundit nga ministria e Shëndetësisë, nga 1 418 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 7 raste të reja në Shkup.

Ndërkohë kanë humbur jetën 18 persona të infektuar me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni betejën me Covid e kanë fituar 71 pacientë.

Me 7 rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 155.067, prej të cilëve 146.940 janë shëruar, ndërsa 5.329 kanë ndërruar jetë.

SHKARKO APP