Media satirike: Gruaja e Kim Jong Un, arratiset brenda raketës balistike

Raportimet konfirmojnë se Ri Sol-ju, gruaja e liderit koreano-verior Kim Jong-un, ka arritur të futet brenda një prej raketave balistike që po testohen nga regjimi, dhe në këtë mënyrë është arratisur nga vendi.

“Tashmë mund të konfirmojmë se Ri Sol-ju arriti të hyjë në bordin e raketës Unha-3 vetëm disa sekonda para se të lëshohej”,-tha një përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes së SHBA, duke shtuar:

“Kur ne zbuluam Ri sot në mëngjes ajo po pluskonte në mes të oqeanit Paqësor duke u mbajtur pas mbetjeve të raketës”.

“Në sytë e saj rridhnin lot”, -shtoi përfaqësuesi. “Ajo na lutej të mos e dërgonim përsëri në Korenë e Veriut”.

Burimi: TheOnion, faqe satirike e lajmeve

SHKARKO APP