Media shtetërore e Koresë së Veriut paralajmëron tjetër luftë botërore

Koreja e Veriut, akuzoi të dielën Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) se “po luajnë me zjarrin”, pasi paraprakisht SHBA-të dërguan në gadishull dy sulmues amerikanë B-1B Lancer, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët e fuqishëm morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta të forcave jug-koreane dhe atyre amerikane, menjëherë pas testit raketor balistik të Koresë së Veriut të martën. “Një vlerësim i gabueshëm ose gabim, mund të shkaktoj shpërthimin të një lufte bërthamore që me automatizëm mund të çoj në një luftë të re botërore”, ishte alarmi i transmetuar i Phenianit përmes gazetës ditore “Rodong Sinmun”.

“Pohimet e SHBA-ve se rregullisht do të dërgojnë bombardues në Gadishullin Korean, janë njëjtë sikur të luani me zjarr mbi një kasafortë me municion”, shkruan më tej gazeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koreja e Veriut ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin praninë ushtarake në Korenë e Jugut, ndërkohë që provokimet e veta bërthamore i quan si një strategji mbrojtëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka shqiptuar Phenianit një ndalesë për të testuar raketat e veta balistike, duke bërë thirrje për masa më të rrepta ndëshkuese për shtetin problematik.

Megjithatë, udhëheqësi parlamentar i Seulit, këmbënguli të dielën për një forum në kryeqytetin e Koresë së Jugut, duke shtuar se “ka aq shumë nevojë për dialog sa ka për sanksione dhe presion”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?