Mediat greke publikojnë detaje të reja nga vdekja e shqiptarit: Jetonte në manastir, së fundmi…
Autoritetet greke janë duke hetuar gjetjen e kufomës së një shqiptari në zonën e Parikia.
Sipas informacioneve të fundit, i ndjeri është identifikuar si një 28-vjeçar. Po sipas të njëjtit burim, i riu nga vera që lamë pas e deri pak ditë më parë ka jetuar në një manastir në Paros, ndërsa së fundmi ishte shpallur i zhdukur.
Sakaq, burime të policisë bëjnë me dije për mediat greke, se plagët që i ndjeri kishte në kokë, nuk janë shkaktuar nga ndonjë akt kriminal.
Megjithatë pritet që kontrolli mjeko-ligjor që do kryhet në trupin e pajetë e të riut, do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.