Mediat turke: Takimi Greqi-Turqi shtyhet më datë 10 shtator në zyrat e NATO-s

Takimi mes Greqisë dhe Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve do të zhvillohet ditën e enjte (10 shtator).

Këtë e kanë bërë të ditur mediat turke të cilat citojnë burime nga Ministria e Brendshme turke.

Sipas asaj që shkruan Hurriyet, takimi do të zhvillohet në zyrat e NATO-s në nivelin e komiteteve teknike.

Kjo është planifikuar pas një bisede mes Presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në fakt, raportohet se takimi i njësive tekniko-ushtarake të Greqisë dhe Turqisë ishte planifikuar për sot, të martë, por më në fund u shty për të enjten.

SHKARKO APP